Presidenti i Brazilit feston fitoren e klubit të futbollit teksa numri i viktimave me Covid-19 kalon mbi 100 mijë

09:31 | 9 Gusht 2020
Arbresh.info

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka publikuar një foto të tij në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke festuar fitoren e Palmeiras, teksa numri i i viktimave nga koronavirusi në Brazil ka kaluar shifrën mbi 100 mijë të vdekur.

Në foto shihet Bolsonaro i veshur me një bluzë të Palmerias dhe duke bërë formën e zemrës me duar. Në mbishkrim thuhej: “Urime për Palmerias, kampionin e Sao Paulo 2020,” shkruan arbresh.info

Deri më tani Bolsonaro nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me rritjen e numrit të viktimave.

Për rritjen e numrit të viktimave, Bolsonaro gjatë të enjtes kishte thënë se kjo rritje është si pasojë e një problemi në diagnostikimin e shkakut të vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit ka raportuar 905 viktima gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e përgjithshëm në 100,477 viktima kurse numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3,012,412, shkruan CNN./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme