Presidenti i Brazilit dhe gruaja e tij bukuroshe largohen nga rezidenca, shkak ‘fantazmat’

20:07 | 13 Mars 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Brazilit ka lëvizur nga rezidencën e tij zyrtare, për shkak të ‘ndjenjave të këqija’ dhe ‘fantazmave’.

Michel Temer, 76 vjeç dhe gruaja e tij ish-mbretëresha e bukurisë Marcela, 33- vjeçare, kanë lënë pallatin Alvorada në Brazil dhe janë zhvedosur një milje larg rezidencës tradicionale, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti Temer është shprehur se pallati presidencial i ngjante atij dhe gruaj së tij ‘drithërues’, ndërsa përsoni i vetëm që e pëlqente atë shtëpi ishte djali i tij 7- vjeçar.

3e37277f00000578-0-image-m-6_1489393118460

“Unë ndjeva diçka e çuditshme atje. Nuk isha në gjendje të rrija rehat që në natën e parë. Nuk kishte energji të mirë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se të njejtën gjë e ka ndjerë edhe gruaja e tij Marcela.

3e37277b00000578-0-image-m-8_1489393137516

Pallati Alvorada është projektuar nga arkitekti Oscar Niemyer dhe në të kishte pishinë, fushë futbolli, kishëz, qendër mjeksore dhe lëndinë.

Sipas gazetës Globo, Marcela Temer para se të hynin në pallat kishte kërkuar që përmes një prifti të ‘largonte shpirtat e ligë ‘./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme