Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, tha se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, por nuk ka pasur simptoma dhe e ka kaluar pa pasur nevojë të shtrohet në spital.
Lukashenka, 65 vjeç, i bëri komentet ditën e sotme (28 korrik), para trupave të Ministrisë së Brendshme në Minsk.
“Kërkoj falje për zërin tim. Duhet të flas më ngadalë. Por, çuditërisht, ju tani po takoni një person që ka arritur ta tejkalojë koronavirusin në këmbë. Kjo është ajo që konstatuan mjekët dje. Unë isha asimptomatik”, tha Lukashenka.
Lukashenka vazhdimisht i ka minimizuar shqetësimet për rreziqet e sëmundjes, duke e cilësuar frikën nga pandemia si “psikozë”.
Bjellorusia aktualisht ka 67,366 raste të konfirmuara me koronavirus, dhe janë shënuar 543 viktima.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...