Presidenti i Argjentinës: Do vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit në nëndetëse

21:54 | 24 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Argjentinës ka deklaruar se një kërkim ndërkombëtar do të vazhdojë për nëndetësën që  në bord kishte 44 anëtarë.

Nëndetsja u zhduk në Atlantikun e Jugut dhe zhdukja e saj është duke u hetuar, transmeton portali arbresh.info

Flota argjentinase thotë se një shpërthim ndodhi afër kohës dhe vendit ku nëndetsja u zhduk me 15 nëntor, ndërsa lundronte nga porti ekstrem jugor i Ushaisë në qytetin bregdetar të Mar del Plata.

Pas lajmit për shpërthim, disa nga anëtarët e familjeve të personave që ishin në bord kanë humbur shpresat për gjetjen e të të afërmeve të tyre.

Zyrtarët e marinës dhe ekspertët e jashtëm janë të shqetësuar se nëse nëndetësja është në gjendje të mirë, por është e zhdukur, ekupizhi  mund të mbetet edhe pa oksigjen.

“Zhdukja dhe kërkimi aktual për nëndetësen ARA San Juan ka prekur të gjithë argjentinasit. Është një moment i vështirë për të gjithë, por natyrisht, sidomos për familjarët e 44 anëtarëve të bordit”, tha presidenti Mauricio Macri, në komentin e parë të tij publik që nga zhdukja e nëndetëses./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme