Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë regjistrimin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
“Duam ta shohim nëse ekziston vërtet”, i tha Presidenti Donald Trump reporterëve në Shtëpinë e Bardhë.
Khashoggi nuk është parë më që kur hyri në konsullatën saudite në Stamboll, në 2 tetor. Rijadi mohon ta ketë vrarë reporterin kritik të regjimit. “Washington Post” ndërkohë publikoi shkrimin e fundit të gazetarit të zhdukur, në të cilin, si për ironi, ai fokusohej tek rëndësia e një shtypi të lirë në Lindjen e Mesme. Gazeta prestigjoze e kishte shtyrë vetë botimin e shkrimit me shpresën se 60-vjeçari do të rikthehej, por tani, thonë drejtues të saj, është e qartë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.
Artikulli është në thelb një shuplakë e fortë për situatën e medias në rajon. Bota arabe, thuhet aty, po përballet me versionin e saj të “Perdes së hekurt”, të vendosur jo vetëm nga aktorët e jashtëm, por edhe nga fuqitë e brendshme të etura për pushtet.
Arabia Saudite është një prej aleatëve më të ngushtë të Uashingtonit dhe zhdukja e Khashoggit e vendos administratën amerikane në një pozicion të çuditshëm. Turqia thotë se e ka ajo regjistrimin e vrasjes dhe Trumpi, jo fort i bindur në ekzistencën e kësaj prove, e konfirmoi se është kërkuar dorëzimi i saj, duke shtuar se e vërteta ka për të dalë në dritë deri nga fundi i javës.
Presidenti amerikan i hodhi poshtë zërat se po përpiqet të mbulojë sauditët e u justifikua duke thënë se thjesht po kërkon të zbulojë çfarë ka ndodhur realisht me gazetarin.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç