Google ADS

Presidenti gjerman u drejtohet qytetarëve: Bëni durim

23:39 | 18 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Sot, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u bëri thirrje qytetarëve të jenë të durueshëm dhe të përgjegjshëm.

Në një bisedë me qytetarët në Internet, Steinmeier tha se situata aktualisht është e pasigurt për shkak të llojeve të reja të koronavirusit, transmeton portali arbresh.info

“Ajo që kemi mësuar është se normaliteti mund të prishet dhe të shkaktojë dhimbje”, tha ai.

Steinmeier tha se përvoja e fituar nuk duhet të harrohet në të ardhmen.

Gjermania është goditur rëndë nga vala e dytë e pandemisë, ndërsa gjatë valës së parë, arriti me shumë të menaxhonte epideminë./arbresh.info/

Të ngjashme