Presidenti i Gjermanisë sulmoi ashpër politikanët që udhëhoqën Britaninë e Madhe drejt shkëputjes nga Bashkimi Europian. Gjatë fjalimit në Parlamentin Europian, i pari i tij si president, Frank-Walter Steinmeier citoi ish-zëvendëskryeministrin britanik, Micheal Helestine, kur tha se “Brexit” ishte humbja më e madhe e sovranitetit britanik.
“Është e gabuar të thuash se në këtë botë, një vend i vetmuar europian pa BE-në mund të dëgjohet ose të garantojë interesat ekonomike. Nëse ne si Europë nuk bëhemi partnerë të fortë në skenën botërore, individualisht do të bëhemi lodrat e fuqive të tjera”, tha Frank-Walter Steinmeier, president i Gjermanisë.
Në një sulm të hapur ndaj krerëve të “Brexit”-it, si Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson dhe Sekretari për “Brexit” David Davis, Steinmeier tha se premtimet e atyre që mbështetën largimin nuk do të plotësohen.
“Populistët e ngjyrosin botën bardhezi dhe shndërrojnë frikën në kapital politik. ‘Të marrim kontrollin’ është slogani që dëgjojmë kudo, por nacionalistët nuk janë të zotë ta përmbushin këtë premtim. Vetëm të gjithë bashkë mund ta bëjmë këtë”, tha më tej Frank-Walter Steinmeier.
Duke e cilësuar votën për “Brexit”-in si shumë të hidhur, presidenti Steinmeier tha se Gjermania e mbështet projektin europian, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e Donald Trumpit se BE-ja është mjeti për dominimin ekonomik gjerman.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...