Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të presidencës gjermane, Steinmeier ka shprehur solidaritetin, respektin dhe mbështetjen ndaj Zelenskyy-t për “luftën e guximshme të popullit ukrainas kundër agresionit rus”.
Në deklaratë thuhet se Gjermania i ka dhënë mbështetje financiare, ekonomike dhe ushtarake luftës vetëmbrojtëse të Ukrainës që në fillim dhe ka qëndruar pranë saj në solidaritet.
Të dy liderët e kanë cilësuar këtë bisedë si “shumë të rëndësishme dhe shumë të mirë”, duke shtuar se shqetësimet e kaluara janë eliminuar dhe të dy kanë vendosur të qëndrojnë në kontakt të ngushtë.
Ndryshe, liderët e Polonisë dhe vendeve baltike kishin shprehur synim të shkonin në Kiev së bashku me Steinmeier-in në mes të prillit, por më pas u zbulua që Zelenskyy nuk donte të pranonte presidentin gjerman.
Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz kishte deklaruar se refuzimi i vizitës së Steinmeier-it në Ukrainë e pengoi atë të vizitonte vendin.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës