Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeie, gjatë një vizite në Liban ku është takuar me homologun e tij Michel Aoun, ka deklaruar se është shumë herët që të bëhet riatdhesimi i refugjatëve sirianë.
Ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare në masë të madhe do të duhet të vazhdojë të mbështesë vendet e Lindjes së Mesme që kanë strehuar miliona refugjatë, transmeton portali arbresh.info
Rreth 1 milion refugjatë sirianë jetojnë në Liban.
Qeveria e Libanit ka deklaruar se mëqë Damasku ka marrë nën kontrollë një pjesë të madhe të Sirisë “është koha për të riatdhesuar refugjatët”.
Lufta civile e Sirisë vazhdon të përhapet në disa pjesë të vendit, ndërsa disa pjesë të tjera kanë pësuar dëme katastrofike nga lufta e gjatë.
Steinmeier ka vizitiar kampin e refugjatëve afër Azraq, që është kthyer në shtëpi për më shumë se 36 mijë refugjatë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...