Presidenti gjerman Joachim Gauck ka pranuar se Bashkimi Evropian është duke u përballur me probleme, ndaj ka bërë thirrje për një ‘BE të fortë dhe të bashkuar’.
Ai ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me qëndrimet kritike të qytetarëve të BE-së, veçanërisht në lidhje me referendumin Brexit, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi nevojë për të një BE të fortë dhe të bashkuar. Kemi nevojë për një marrëveshje të qëndrushme për të ardhmen e BE-së”, ka thënë ai, duke shtuar se shtetet anëtare të bllokut duhet të jenë gati për kompromis.
Duke folur në nje konferencë për shtyp, pas takimit me presidentët e Letonisë, Lutianisë dhe Estonisë, Gauck ka theksuar se ai e kupton shqetësimin e shteteve baltike, ndërsa ka shtuar se Gjermania është dhe do të vazhdojë aleat i shteteve baltike.
Presidenti Letonisë, Raimonds Vējonis, theksoi se Gjermania është një nga partnerët kryesorë të shteteve baltike, jo vetëm në këmbim të biznesit, por edhe në çështjet e sigurisë./Arbresh.info
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione