Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier ka kërkuar që kancelarja, Angela Merkel të qëndrojë në detyrë deri në formimin e një qeverie të re.
Në një ceremoni në rezidencën presidenciale Bellevue pas seancës së parë në parlament pas zgjedhjeve të 26 shtatorit, Merkelit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë iu dhanë urdhrat e lirimit për përfundimin zyrtarisht të mandateve, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Në një fjalim të mbajtur këtu, Steinmeier falënderoi Merkelin për qeverisjen e vështirë 16-vjeçare. “E nderuara kancelare, duhet t’iu falënderojmë për udhëheqjen tuaj 16-vjeçare në një periudhë jo aq të varfër në aspektin e krizave dhe trazirave në vendin tonë. Për shumë vite u përjetuan kriza të mëdha, kriza financiare dhe ekonomike në fillim të mandatit tuaj, kriza e euros në periudhën e dytë, kriza e madhe e refugjatëve dhe emigrantëve në periudhën e tretë dhe së fundmi kriza e COVID-19. Vite ku vendi ynë fitoi respekt dhe dashuri në Evropë dhe në botë”, tha ai.
Duke lavdëruar Merkelin për vendimet e guximshme që mori ndaj krizës së refugjatëve në vitin 2015, Steinmeier tha: “Por, para së gjithash fituat besimin e qytetarëve tanë. Kjo është një punë e lehtë në një vend i cili ishte i detyruar të mësonte sërish besimin ndaj vetes. Unë ju falënderoj edhe personalisht për guximin tuaj për të marrë përgjegjësi jo vetëm për vendin tuaj por edhe për Evropën në kohën kur refugjatët e ardhur nga Siria u strehuan tek ne”.
Pas mbledhjes së Parlamentit Federal pas zgjedhjeve të mbajtura në Gjermani, përfundon zyrtarisht edhe mandati i kancelares dhe ministrave të tjerë federalë.
Por, presidenti në kuadër të nenit përkatës të kushtetutës rekomandon që qeveria e vjetër të ushtrojë detyrën e saj deri në formimin e qeverisë së re në vend. /arbresh.info/
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe