Ghani tha se qeveria e tij dy vite më parë ka ofruar një dialog të pakushtëzuar për talebanët, pasi siç tha ai, ndjeu “urgjencën dhe gjendjen shpirtërore” të popullit të tij.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka deklaruar se populli i vendit të tij është optimistë për të ardhmen e vendit dhe ka bërë thirrje për një proces paqeje të udhëhequr dhe të zotëruar nga Afganistani, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke u adresuar në konferencën e tetë ministrore “Zemra e Azisë – Procesi i Stambollit” të mbajtur në Stamboll, presidenti Ghani tha se qeveria e tij dy vite më parë ka ofruar një dialog të pakushtëzuar për talebanët, pasi siç tha ai, ndjeu “urgjencën dhe gjendjen shpirtërore” të popullit të tij.
“Armëpushimi i suksesshëm gjatë qershorit të vitit 2018 ishte hapi fillestar në ndërtimin e besimit dhe në lejimin e popullit tonë që të imagjinojë se fundi i dhunës është i mundur”, tha Ghani.
Për të arritur paqen e qëndrueshme, tha Ghani, nevojiten përpjekje të koordinuara nga aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë.
“Duhet të sigurohemi që tani të përfundojmë punën kritike jashtë tryezës për të kalaur në negociatat në tryezë”, tha Ghani, duke theksuar konsensusin kombëtar dhe përfshirjen e të gjitha sektorëve të shoqërisë si të domosdoshme për një paqe të qëndrueshme në Afganistan.
Duke falënderuar Turqinë për rolin e saj në sigurinë e Afganistanit që nga viti 2011, Ghani tha se qeveria e tij gjatë vitit të fundit arriti të çlirojë dhjetë rrethet e saj nga terroristët e DEASH-it.
“Kërcënimet tona janë të përbashkëta që kërkojnë kundër-mekanizëm rajonal. Shkalla e kundër-terrorizmit duhet të zgjerohet”, tha ai, duke shtuar se rajonit i mungonte sistemi i vlerësimit dhe menaxhimit të rreziqeve.
Duke falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për Procesin e Stambollit për Afganistanin, Ghani tha se marrëdhëniet dypalëshe midis Afganistanit dhe Turqisë janë “të thella dhe me bazë të gjerë e të qëndrueshme”.
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...