Google ADS

Presidenti francez injoron rënien e popullaritetit, shijon fundjavën me gruan

19:25 | 2 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Presidenti francez Emmanuel Macron është duke injoruar vlerësimet mbi rënien e popullaritetit dhe ka vendosur që të shijojë fundjavën me gruan e tij në Normandi.

Përderisa ai po akuzohet se është duke u kthyer në monark, një sondazh i kryer gjatë kësaj jave ka gjetur se një numër i madh njerëzish do të heqin dorë nga liria për të ndihmuar Francën.

40-vjeçari thuhet se i ka dhënë vetës një pushim katër ditor përpara një udhëtimi rraskapitës gjashtë-ditor të Francës për të shënuar javën e ardhshme qindvjeçarin e Luftës së Parë Botërore, transmeton portal arbresh.info

Duke folur për gazetarët në veri të Honfluerit, Macron tha: “Gjithçka është në rregull! Nuk e vras mendjen për ato…vlerësoj vetëm balancën e familjes sime”.

Macron i cili mbijeton vetëm katër orë gjumë në javë, është dobësuar shumë pas skandaleve politike, duke përfshirë një breshëri të dorëheqjeve ministrore të profilit të lartë dhe një incident të turpshëm që përfshinte ish truprojen e tij.

Në sondazhin e fundit theksohet se popullariteti i tij është goditur rëndë, duke shënuar rënie për 30 përqind.

Sondazhi i Ifop u krye me 1600 njerëz mes datave të 16 dhe 17 tetorit.

Franca tani prêt valën e ardhshme të reformave të Macron, të cilat përfshijnë: financimin e kursimeve për të reduktuar deficitin buxhetor, trajtimin e pensionit të rënduar dhe sistemeve të tensionuara të kujdesit shëndetësor dhe reformimin e kushtetutës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme