Google ADS

Presidenti finlandez Sauli Niinistö, në një promovim libri

14:02 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Kishte shkuar për të qenë pjesë e një promovimi të librit, mirëpo presidenti finlandez Sauli Niinistö nuk kishte pasur një vend për tu ulur. Si rezultat i kësaj ai ishte detyruar të rrinte ulur në shkallë sikurse edhe shumë të tjerë.

Përkundër insistimit të qytetarëve për t’ia liruar vendin, në mënyrë që i pari i shtetit të tyre të ketë një vend më të mirë, ai prapë kishte qëndruar aty.

Ndryshe sipas Raportit të Lumturisë botërore për vitin 2018 i bërë nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore të OKB-së, rezulton se Finlanda është vendi më i lumtur në botë, duke lënë prapa vetës Norvegjinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme