Google ADS

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian

21:43 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedë janë trajtuar çështjet si bashkëpunimi në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), hapat e përbashkëta që mund të hidhen pas pandemisë dhe çështjet rajonale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme