Google ADS

Presidenti Erdoğan surprizon ushtarët turq në iftar

21:33 | 13 Prill 2022
KRG

Erdoğan përshëndeti ushtarët në mensë dhe bëri iftarin pas lutjeve së bashku me pjesëtarët e ushtrisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar dhe pjesëtarë të lartë të ushtrisë turke, u bëri një vizitë të befasishme ushtarëve për iftar në Komandën e Divizionit të 3-të të Këmbësorisë në qytetin Yuksekova të provincës juglindore Hakkari.

Të pranishëm në darkën e iftarit ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Yaşar Güler, komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneral Musa Avsever, komandanti i Forcave Detare, Admiral Adnan Özbal, dhe Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Hasan Kuçükakyüz.

Erdoğan përshëndeti ushtarët në mensë dhe bëri iftarin pas lutjeve së bashku me pjesëtarët e ushtrisë.

Divizioni që u vizitua nga presidenti turk është njësi e cila ka arritur suksese në luftën kundër terrorizmit.

Pas iftarit, Erdoğan vizitoi edhe qendrën e qytetit, ku u takua me tregtarë dhe qytetarë./AA/

Të ngjashme