Google ADS

Presidenti Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë

15:52 | 6 Shtator 2022
A Z

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ka arritur për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë, u prit me një ceremoni shtetërore nga kreu i Këshillit Presidencial të vendit, Shefik Xhaferoviq, raporton Anadolu Agency.

Erdoğan u prit nga Xhaferoviq në zonën e ceremonive në Pallatin Presidencial në Ssarajevë.

Pas ceremonisë, Erdoğan dhe Xhaferoviq kaluan në takimin kokë më kokë, i cili do të pasohet nga takimi midis delegacioneve.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe anëtari kroat i Këshillit Presidencial, Zhelko Komshiq.

Erdoğan shoqërohet nga një delegacion ministrash dhe zyrtarësh të lartë, duke përfshirë, ndër të tjerë, ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe atë të Mbrojtjes Hulusi Akar, kreun e Dijanetit Ali Erbaş, shefin e Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun dhe zëdhënësin presidencial İbrahim Kalın.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme