Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sapo fitoi zgjedhjet për një mandat tjetër, po përballet me sfidën e balancimit të lidhjeve me Rusinë dhe aleatët Perëndimorë.
Qëndrimi i Ankarasë ndaj kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO është një provë kritike dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje do të jetë një tregues i rëndësishëm se nga anon ai.
Analistët mendojnë se zoti Erdogan mund të jetë duke synuar përmirësimin e marrrëdhënieve me Uashingtonin.
Recep Tayyip Erdogan u betua për herë të tretë si President i Turqisë dhe analistët parashikojnë se politika e jashtme pritet të jetë përparësi e tij në kuadër të përpjekjeve për ta shndërruar vendin në fuqi botërore të shekullit të 21.
“Ka të ngjarë që të vazhdojë prirja e një Turqie që nuk rreshtohet vetëm me njërën anë ose tjetrën dhe të jetë pavarur nga ana strategjike. Presidenti Erdogan e sheh Turqinë si një vend që po e rrit ndikimin në çështjet botërore. Ai e ndërtoi gjithë fushatën me këtë ide. Ai thotë se shekulli 21, do të jetë shekulli i Turqisë dhe se Turqia nuk është një anëtarë besnike e komunitetit transatlantik”, thotë Asli Aydintasbas, nga Instituti Brookings në Uashington.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa mori pjesë në ceremoninë e betimit të zotit Erdogan, bëri përpjekje të bindte Turqinë që të hiqte veton e saj kundër anëtarësimin të Suedisë në NATO, ndërsa udhëheqësit e aleancës pritet të mbajnë takimin e radhës të nivelit të lartë muajin e ardhshëm.
Zoti Stoltenberg tha se Suedia ka ndërmarrë një sërë hapash në kuadër të thirrjeve të Ankarasë për të goditur grupet terroriste që luftojnë kundër qeverisë së Turqisë.
“Një ligj i ri i rëndësishëm kundër terrorizmit hyri në fuqi vetëm pak ditë më parë. Suedia i ka përmbushur detyrimet e saj”, tha ai./VOA/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...