Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi bastisjen e policisë gjermane të bërë në fillim të kësaj jave në një xhami në Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Dënoj fuqishëm bastisjen policore në Xhaminë Mevlana në Berlin gjatë faljes së namazit të sabahut”, u shpreh Erdoğan në Twitter, duke thënë se veprimi i policisë ishte “padyshim i ushqyer nga racizmi dhe islamofobia, duke mospërfillur totalisht lirinë e besimit dhe duke e sjellë Evropën më afër errësirës së Mesjetës”.
“Evropa, e cila për vite me radhë është referuar si djepi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirive, sot për fat të keq është kthyer në një strukturë që lufton dallimet brenda saj”, tha Erdoğan.
Presidenti i Turqisë gjithashtu theksoi se vendi i tij nuk do të lejojë kurrë asnjë justifikim për shkelje vulgare të ndonjë vendi të adhurimit.
Ai gjithashtu tha se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën e saj globale kundër racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë.
Policia gjermane të mërkurën bastisi xhaminë për shkak të një hetimi financiar, përderisa adhuruesit ishin mbledhur për faljen e namazit të sabahut.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës