Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, biseda telefonike midis presidentëve të të dy vendeve u përqëndrua në marrëdhëniet dypalëshe.
Të dy liderët konfirmuan vendosshmërinë për përshpejtimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Gjermanisë.
Duke iu referuar bisedës telefonike të realizuar javën e kaluar me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti Erdoğan vuri në dukje se janë të vendosur në përshpejtimin e bashkëpunimit dhe të dialogut edhe me qeverinë e re të formuar në Gjermani.
Gjatë bisedës, ku u theksua rëndësia e luftës së përbashkët kundër terrorizmit, presidenti turk ka informuar homologun e tij lidhur me operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin.
Të dy liderët poashtu janë shprehur se komuniteti turk, që jeton në Gjermani, përbën një lidhje të fuqishme mes të dy shteteve./AA/
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...