Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka publikuar një fotografi me presidentin e vendit, Volodymyr Zelensky kur është drejt përfundimit dita e katërt e luftës në mbrojtje të vendit të tyre/
Reznikov dhe Zelensky shihen në disponim të mirë pas 85 orësh luftime, ndërsa ministri ka shkruar disa rreshta emocionues mbi fotografinë.
“85 orë mbrojtje. Ngacmimi i ukrainasve është i kotë. Thyerja e mbrojtësve tanë – nuk do të funksionojë. Duke na detyruar ta dorëzojmë kryeqytetin – aq më pak. Orë jashtëzakonisht të vështira. Por ata do të vdesin. Pasnesër, vjen pranvera. Ukraina do të fitojë. Ajo tashmë po fiton! Armiku që erdhi në tokën tonë do të shkojë në drejtim të njohur”, shkroi ai.
Ministri ukrainas pati edhe një këshillë për pushtuesit.
“Prandaj ne i këshillojmë okupatorët të shkojnë në shtëpi. Para se të jetë tepër vonë.” /arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri