Presidenti çek, Milos Zeman, ka shprehur shqetësim, se militantët e Shtetit Islamik që po pësojnë disfatë në Irak dhe Siri mund të krijojnë bazë terroriste në Bosnje dhe Herzegovinë.
“Pas humbjes në Irak dhe Siri, militantët e ISIS-it mund të largohen drejt Agfanistanit, ku e kanë një shansë të madhe për të arritur sukses, por mbi të gjitha ekziston rreziku që këta militantë të krijojnë një bazë terroriste këtu në Europë. Një bazë e tillë mund të krijohet në Bosjne, për shkak të strukturës së saj kombëtare dhe duke gjykuar se shumë flamujt të ISIS-it janë ngritur nëpër disa qytete dhe fshatëra të Bosnjes”, tha ai një një intervistë për gazetën Blesk, transmeton portali arbresh.info
Ai theksoi liderët europianë duhet të diskutojnë me autoritetet në Bosnje para se të krijohet një situatë e tillë.
Qeveritë në Siri dhe Irak janë duke e vazhduar luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik. Gjatë javës së kaluar, forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë qytetin Tar Afar, në kufi me Sirinë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...