Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro do të mungojë në samitin e planifikuar për zjarret që kanë përfshirë Amazonën.
Sipas këshilltarit të tij presidenti do të bëhet gati për operacion, transmeton portali arbresh.info.
Ky do të jetë ndërhyrja e katërt kirurgjike qëkur u ther me thikë në stomak gjatë fushatës presidenciale më 2018.
Brazili mund të dërgojë një përfaqësues në vendin e tij ose të kërkojë që Samiti të shtyhet, tha zëdhënësi.
Më shumë se 80,000 zjarre kanë shpërthyer në pyllin më të madh të shirave Amazonë këtë vit.
Bolsonaro ka tërhequr kritika të forta vendase dhe ndërkombëtare për dështimin për të mbrojtur rajonin, i cili është një depo jetike e karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale./arbresh.info/
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...