Presidenti Joe Biden bëri thirrje të premten për bashkim të partisë për ta mposhtur atë që e quajti “vizion i errët” që përfaqëson kundërshtari i tij politik, ish-Presidentit Donald Trump. Komentet e zotit Bidne vijnë përballë trysnisë së demokratëve në nivelet më të larta, që po kërkojnë nga ai të largohet nga gara presidenciale dhe të hapë rrugë për një emërimmin e një kandidati të ri.
Përfshirë gjashtë ligjvënës demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, që iu bashkuan zërave kundërshtare të premten – ka arritur në 28 numri i atyre që duan që zoti Biden, të tërhiqet pas paraqitjes së dobët në debatin me zotin Trump. Presidenti Biden ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij të pushimit në Dellauer, pas infektimit me COVID-19, por ai tha se java tjetër do ta gjejë atë në fushatë.
Presidenti, i cili këmbëngul se mund ta mund kandidatin republikan Donald Trump, po konsultohet me familjen dhe po mbështetet tek disa këshilltarë të tij të besueshëm ndërkohë që po përpiqet t’u rezistojë përpjekjeve për ta larguar nga gara.
Në një deklaratë të premten, zoti Biden tha se fjalimi i zotit Trump në Kuvendin Kombëtar Republikan, shpalosi “një vision të errët për të ardhmen.” Presidenti, që po përpiqet ta spostojë bisedën politike nga e ardhmja e tij tek agjenda e kundërshtarit të tij, tha se kishte në plan t’i rikthehej fushatës javën e ardhshme. Ai këmbënguli se pavarësisht shqetësimeve të disa zyrtarë të partisë, ai mund t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit.
“Bashkarisht, ne mundemi dhe do ta mposhtim atë tek kutia e votimit”, deklaroi zoti Biden. “Rreziku është i lartë dhe zgjidhja është e qartë. Së bashku, do të fitojmë”.
Gjatë ditës, kryesuesja e fushatës së tij, Jen O’Malley Dillion, pranoi se ka “rënie” të përkrahjes për presidentin, por këmbënguli se ai “absolutisht” do të qëndrojë në garë dhe se fushata e tij konsideron se ka “disa mënyra” për ta mundur zotin Trump.
“Kemi shumë punë për të siguruar amerikanët se po, është i moshuar, por ai mund të fitojë zgjedhjet”, deklaroi ajo në televizionin MSNBC. Por ajo tha se votuesit e shqetësuar rreth aftësisë së zotit Biden për të udhëhequr vendin, nuk kanë vendosur aspak të votojnë zotin Trump. “Ata kanë pyetje, por po qëndrojnë me Joe Biden-in,” tha ajo.
Në të njejtën kohë, dega e Komitetit Kombëtar Demokrat mbajti një takim të premten, duke vazhduar me planet për një votim virtual më 7 gusht për të emëruar të përzgjedhurin e partisë për president para kuvendit të partisë që do të mbahet në fund të gushtit në Çikago.
Këto janë ditë tejet të rëndësishme për presidentin dhe partinë e tij: zoti Trump sapo përmbylli Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki me entuziazëm. Ndërkohë, demokratët, që po luftojnë me kohën, po shqyrtojnë mundësinë e jashtëzakonshme që zoti Biden të tërhiqet nga gara zgjedhore për të lëshuar rrugën një të emëruari të ri para kuvendit.
Të premten, përfaqesuesit Jared Huffman, Mark Veasey, Chuy Garci dhe Mark Pocan – që bashkarish përfaqësojnë një grup të gjërë të Partisë Demokratike në Kongres – bën një thirrje të përbashkët për largimin e zotit Biden nga gara.
“Duhet ta mposhtim Donald Trumpin për ta shpëtuar demokracinë tonë,” shkruan ata.
Në një shkrim të veçantë, përfaqësuesi Sean Casten i Illinoit shkroi se “me zemër të thyer dhe pas një reflektimi personal” ai, gjithashtu, i bëri thirrje zotit Biden “të bartë stafetën tek gjenerata e re”.
Zyrtarët e fushatës thanë se zoti Biden është edhe më i përkushtuar të qëndrojë në garë përkundër thirrjeve për t’u tërhequr. Sipas tyre, këshilltarët e lartë të presidentit në Shtëpinë e Bardhë nuk kanë patur biseda të brendshme me presidentin për largimin e tij nga gara.
Por ende mbetet kohë për të rishqyrtuar këtë qëndrim. Zotit Biden i është thënë që fushata po has në vështirësi të mbledhë fonde dhe se demokratët e rëndësishëm po shohin mundësi ndërkohë që ai është i izoluar për shkak të COVID-19 dhe nuk po bën fushatë, për të nxitur largimin e tij. Disa pjesëtarë të kabinetit të tij kanë dyshime mbi aftësinë e zotit Biden për të fituar.
Sipas Associated Press, njoftimi për këtë lajm është bazuar pjesërisht në informacionin e dhënë nga rreth dhjetë persona të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes.
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...