Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden përkujtoi të hënën viktimat e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në përvjetorin e parë, me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Biden, i shoqëruar nga Zonja e Parë Jill, mori pjesë në lutjen e udhëhequr nga Rabini Aaron Alexander, i afërt me familjen e pengut të vrarë amerikano-izraelit Hersh Goldberg-Polin.
Në fund të lutjes, Presidenti Biden ndezi një qiri në përkujtim të viktimave të sulmit të 7 tetorit dhe mbajti një minutë heshtje për t’i nderuar ata.
Rreth 1,200 njerëz u vranë gjatë sulmit të Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite dhe një festivali muzike që mbahej aty pranë. Gjatë sulmit grupi militant rrëmbeu reth 250 persona peng.
Në një deklaratë të bërë më herët gjatë ditës, Presidenti Biden dënoi siç tha ai “brutalitetin e papërshkrueshëm” të sulmit të Hamasit, përkujtoi të vrarët dhe të rrëmbyerit, përfshirë shtetasit amerikanë që ishin në mesin e viktimave, dhe tha se ai mbetet is përkushtuar ndaj të drejtës së Izraelit për t’u vetëmbrojtur një vit pas sulmit.
“Besoj që historia do ta kujtojë 7 tetorit si një ditë të zezë për palestinezët për shkak të konflikti që Hamasi shkaktoi atë ditë… Nuk do të ndalemi së punuari për një marrëveshje armëpushimi në Gazë.”
Ndërkohë Nënpresidentja Kamala Harris tha se “të gjithë duhet të sigurohemi që tmerri i 7 tetorit të mos përsëritet kurrë më. Do të bëjë çmos për t’u siguruar që kërcënimi që paraqet Hamasi të eliminohet”, tha ajo, duke shprehur po ashtu keqardhje për, siç u shprej ajo “shkallën e vdekjeve në Gazë gjatë vitit të shkuar – dhjetëra mijëra jetë të humbura, fëmijë që po ikin në kërkim të sigurisë gjatë gjithë kohës, nëna dhe baballarë që po mundohen të sigurojnë ushqime, ujë e ilaçe.”/VOA
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...