Presidenti Joe Biden dënoi përpjekjen për atentat ndaj kundërshtarit të tij republikan Donald Trump të dielën. Ai tha se ishte i lehtësuar që gjendja shëndetësore e zotit Trump po përmirësohej pas plagëve të marra në sulmin e së shtunës.
Në deklaratën e tij nga Shtëpia e Bardhë, presidenti tha se do t’i drejtohet popullit amerikan të dielën në mbrëmje mbi nevojën për të qenë të bashkuar. Ai tha se ka urdhëruar një hetim të pavarur mbi atë se çfarë ndodhi gjatë tubimit zgjedhor të zotit Trump në Pensilvani.
“Në Shtetet e Bashkuara nuk ka vend për dhunë, për asnjë formë dhunë. Përpjekja për atentat është kundër çdo parimi që mbrojmë ne si komb”, tha ai.
Presidenti Biden i bëri deklaratat në Shtëpinë e Bardhë pasi u informua mbi rezultatet e deritanishme mbi hetimet për ngjarjen. Ai tha se ka kërkuar që hetimi të jetë “i plotë dhe i shpejtë” dhe kërkoi që të mos “bëhen supozime” në lidhje me shkaqet e ngjarjes, por që gjithçka t’u lihej në dorë autoriteteve./zeriiamerikes
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?