Ekzekutivi austriak i kërkoi Gjermanisë shpjegime pas pretendimeve të tjera kundër shërbimeve sekrete gjermane, të akuzuara, sipas informacioneve të shtypit, se kishin spiunuar një numër të madh institucionesh dhe kompanish në Austri, përfshirë dhe ambasada dhe organizata ndërkombëtare.
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen kërkoi sqarime nga ana e autoriteteve gjermane, ndërkohë që kancelari Sebastian Kurz i kërkoi Berlinit një bashkëpunim të mirë për zbardhjen e informacioneve të shtypit që implikojnë shërbimet e jashtme sekrete gjermane (BND).
E përditshmja “Standard” konfirmoi në numrin e saj se dispononte një listë me personat e spiunuar nga BND në vitet 1999 dhe 2006 duke përshirë rreth 2 000 numra telefoni fiks dhe celular, fax-e dhe adresa elektronike të ministrive, organizatave ndërkombëtare, ambasadave, kompanive të vendosura në Austri.
Edhe e përjavshmja austriake Profil ka publikuar të njëjtat informacione.
Mes organizatave ndërkombëtare bëjnë pjesë Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (AIEA), që e kanë selinë në Vjenë.
“Të spiunosh shtetet mike nuk është vetëm e rrallë dhe e padëshirueshme, por është gjithashtu e papranueshme”, deklaroi presidenti austriak në një konferencë shtypi me kancelarin Kurz, i thirrur për këtë çështje, përcjell Atsh.
“Veprime të tilla do të vinin në pikëpyetje besimin afatgjatë mes shteteve”, shtoi presidenti austriak, Alexander Van der Bellen Bellen, ndërkohë që kryeministri u tregua më i rezervuar duke kujtuar se Gjermania ishte një partnere e rëndësishme.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...