Alexander Van der Bellen, presidenti austriak, doli publikisht në mbrojtje të fëmijës së parë që lindi në vitin 2018, pas të cilit lajmë, gjuha e urretjes “morri dhenë” nëpër rrjetet sociale në Austri.
Në profilin e tij në Facebook, ai shkroi: “Mirë se vini, i dashur Asel! Të gjithë njerëzit kanë lindur të lirë, të barabartë, me dinjitet dhe me të drejta. Besimi dhe kohezioni janë më të mëdha se urretja”, njoftojnë mediat austriake, transmeton portali arbresh.info
Në datën 1 janar, kur u dha lajmi se fëmija i parë për vitin 2018 i lindur në Vjenë vinte nga një familje turke, askush nuk e priste që kjo ngjarje e lumtur të shpërthente në “luftë”.
Asel Tamgac i vogël, peshon 3.46 kilogram dhe nuk dallon aspak nga foshnjat tjera në botë, megjithatë, pamja e prindërve të saj ka shkaktuar “stuhi”.
Prindërit e foshnjës vijnë nga Turqia dhe nëna është e “mbuluar”./arbresh.info/
Një surprizë, si asnjë tjetër – Takimi i Sarës me dy miqtë e...
Shtëpia e modës Prada po shqyrton mundësinë e blerjes së mar...
Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, ‘kërcënon’ Bayernin
Shkupi, s’është më qyteti më i ndotur në Evropë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet?