Presidentja amerikane, Joe Biden, ka deklaruar se synon të ri-orientojë marrëdhëniet strategjike të SHBA-së me Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një artikull të ftuar të botuar nga ‘The Washington Post’ mbrëmë vonë, Biden tha se do të udhëtojë në Lindjen e Mesme javën e ardhshme për të filluar një “kapitull të ri dhe më premtues” të angazhimit të Amerikës atje.
Ai tha se ky udhëtim vjen në një kohë jetike për rajonin dhe se do të çojë përpara interesat e rëndësishme amerikane.
“Që nga fillimi, qëllimi im ishte të ri-orientoja, jo të prishja, marrëdhëniet me një vend që ka qenë një partner strategjik për 90 vjet. Sot, Arabia Saudite ka ndihmuar në rivendosjen e unitetit midis gjashtë vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, ka mbështetur plotësisht armëpushimin në Jemen dhe tani po punon me ekspertët e mi për të ndihmuar në stabilizimin e tregjeve të naftës me prodhuesit e tjerë të OPEC-ut”, tha Biden.
Duke argumentuar se një Lindje e Mesme më e sigurt dhe e integruar u sjell përfitime amerikanëve në shumë mënyra, ai tha se do të ndjekë në mënyrë intensive diplomacinë për të arritur qëllimet e tij, duke përfshirë takimet ballë për ballë.
“E di se ka shumë që nuk pajtohen me vendimin tim për të udhëtuar në Arabinë Saudite. Pikëpamjet e mia për të drejtat e njeriut janë të qarta dhe liritë themelore janë gjithmonë në rendin e ditës kur udhëtoj jashtë vendit, siç do të jenë edhe gjatë këtij udhëtimi, ashtu siç do të jenë në Izrael dhe Bregun Perëndimor”, theksoi Biden.
Më tej, presidenti amerikan shtoi se kur të takohet me udhëheqësit sauditë të premten, ai do të synojë të forcojë një partneritet strategjik duke ecur përpara bazuar në interesat dhe përgjegjësitë reciproke, duke u mbajtur gjithashtu besnike vlerave themelore amerikane.
Duke theksuar se ai do të jetë presidenti i parë i SHBA-së që do të fluturojë në Jeddah, ai tha se ky udhëtim po ashtu do të jetë një “simbol i vogël i marrëdhënieve në lulëzim dhe hap drejt normalizimit midis Izraelit dhe botës arabe”.
“Javën e ardhshme, unë do të jem presidenti i parë që do të vizitojë Lindjen e Mesme që nga 11 shtatori pa trupat amerikane të angazhuara në një mision luftarak atje. Është qëllimi im ta mbaj atë në këtë mënyrë”, shtoi Biden.
Ai njoftoi se liderët nga i gjithë rajoni do të mblidhen në Jeddah për një takim të vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), përveç Irakut, Jordanisë dhe Egjiptit.
“Sigurisht, rajoni mbetet plot sfida, programi bërthamor i Iranit dhe mbështetja për grupet përfaqësuese, lufta civile siriane, krizat e përkeqësuara të sigurisë ushqimore nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, grupet terroriste që ende veprojnë në disa vende, bllokimi politik në Irak, Libi dhe Liban, si dhe standardet e të drejtave të njeriut që mbeten pas pjesës më të madhe të botës”, theksoi presidenti amerikan.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...