Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka zgjedhur gjeneralin, Mark Milley në pozitën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane.
Milley, që ka shërbyer si shef i Ushtrisë në tre vjetët e fundit, është emëruar për të zëvendësuar gjeneralin Joseph Dunford, ka njoftuar Trump përmes një postimi në Twitter.
“U jam falënderues këtyre dy burrave të mrekullueshëm për shërbimin e tyre për vendin. Data e tranzicionit do të vendoset”, ka shkruar Trump.
Milley, 60-vjeç, ka studiuar në Universitetin Priceton. Ai ka shërbyer në Irak dhe Afganistan.
Dunford është ish-komandanti i Marinës amerikane dhe komandant i koalicionit të trupave në Afganistan. Mandati i tij në pozitën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm zyrtarisht përfundon më 1 tetor, 2019.
Shtabi i Përgjithshëm përbëhet nga krerët e Forcave Ajrore, Trupave Detare, Marinës dhe Gardës Kombëtare./rel
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët