Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se do të ketë “ndëshkime të ashpra” për Arabinë Saudite nëse përcaktohet se gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll të Turqisë.
Në fragmentet e një interviste për kanalin CBS, që do të transmetohet të dielën, presidenti Trump thotë: “Ne do të zbulojmë të vërtetën dhe do të ketë dënime të rënda”.Presidenti tha se “askush nuk e di akoma, por ndoshta do të jemi në gjendje të zbulojmë” nëse Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, urdhëroi vrasjen.
Trump, i cili shpesh është mburrur për lidhjet e tij të biznesit me mbretërinë, sugjeroi gjatë intervistës se mos shitja e armëve amerikane Arabisë Saudite nuk do të ishte një opsion, duke shtuar se nuk dëshironte të dëmtonte vendet e punës.
Njoftimet e medias thonë se gazetari saudit Jamal Khashoggi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në orën inteligjente Apple Watch.
Thuhet se Jamal Khashoggi ka aktivizuar regjistrimin e zërit në pajisjen e tij pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, ku shkoi të merrte një dokument që duhej për martesën e tij.
Ora raportohet të ketë qënë e lidhur me iCloud dhe telefonin celular që ai e la me të fejuarën e tij para se të hyjë në konsullatë. E fejuara e tij thotë se priti që Jamal Khashoggi të dilte nga ndërtesa, por kjo nuk ndodhi.
Raportet thonë se ora regjistroi jo vetëm marrjen në pyetje dhe torturën e Kashogit, por edhe vrasjen e tij.
Jamal Khashoggi , i cili ishte banor i Shteteve të Bashkuara, shkruante për The Washington Post dhe ishin kritikë ndaj Arabisë Saudite.
Presidenti Donald Trump ka premtuar të flasë personalisht me mbretin Salman të Arabisë Saudite për të diskutuar atë që ai e quajti “situatë e tmerrshme në Turqi”. Ai u tha gazetarëve në Cincinnati të Ohio-s se Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë se çfarë ndodhi me gazetarin Jamal Khashoggi .
Washington Posti njoftoi më parë këtë javë se qeveria turke informoi zyrtarët amerikanë se kishte një regjistrim në video që provonte se Kashogi u vra brenda konsullatës.
Zyrtarët sauditë kanë mohuar ndonjë përfshirje në zhdukjen e Jamal Khashoggi dhe thanë se ai u largua nga konsullata pak pas hyrjes. Ministri i Brendshëm Saudit, Princi Abdel Aziz bin Saud bin Nayef i ka quajtur njoftimet se qeveria urdhëroi vrasjen e Jamal Khashoggi “gënjeshtra dhe akuza të pabaza”.
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...