Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një sulm të ri mbi median amerikane, duke thënë se ai ka dënuar me forcë urrejtjen dhe fanatizmin, por që kjo ka kaluar pa u raportuar.
Duke folur në një miting në Florida para zgjedhjeve afatmesme të javës së ardhshme, ai tha se një e treta e amerikanëve besojnë që media është armiku i popullit, transmeton portali arbresh.info.
Ai nuk ka dhënë dëshmi për këtë.
Kritikët e akuzojnë atë për nxitjen e dhunës duke përdorur retorikën ekstreme dhe ndarëse kundër kundërshtarëve, medias, emigrantëve dhe myslimanëve.
Më parë këtë javë Trump ka ofruar ngushëllimet për incidentin në sinagogë në Pensilvani ku 11 besimtarë hebrenj janë qëlluar për vdekje.
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të tregojë fajtorin për sulmin në tempullin Pema e Jetës në Pittsburgh dhe pretendon që sulmuesi nuk ishte një mbështetës i Trumpit.
Megjithatë, një njeri i arrestuar javën e kaluar në lidhje me një fushatë postbombardimi që synonte kritikët e z. Trump kishte fotografi të presidentit që mbulonte dritaret e furgonit të tij.
Duke iu drejtuar mbështetësve në Estero, zoti Trump u tha atyre se mediat “nuk duan që ju të dëgjoni tregimin tuaj”.
“Ne kemi dënuar me forcë urrejtjen, fanatizmin, racizmin dhe paragjykimin në të gjitha format e saja të shëmtuara”, tha ai.
“Por mediat nuk duan që ju të dëgjoni tregimin tuaj, nuk është historia ime, është historia juaj.
“Dhe kjo është arsyeja pse tridhjetë e tre për qind e njerëzve në këtë vend besojnë se lajmi i rremë në fakt është dhe unë e urrej të them këtë, në fakt është armiku i popullit”.
Trump ka akuzuar rregullisht disa pjesë të mediave për keqinterpretimin e punës së administratës së tij./Arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç