Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, tha se në rast se talebanët pranojnë armëpushim mund të arrihet marrëveshje, raporton Anadolu Agency (AA).
Ghani, në takimin e tij me anëtarët e “Udhëtarët e Paqes” në kryeqytetin Kabul, tha se bisedimet e paqes mund t’i zhvillojnë në ndonjë vend ku dëshirojnë talebanët.
Ai tha se në rast se pranojnë talebanët mund të nënshkruajnë armëpushim njëvjeçar. Presidenti afgan theksoi se janë të gatshëm të fillojnë negociatat e paqes kur dhe ku të duan udhëheqësit talebanë.
“Nëse jeni edhe ju afganë urdhëroni t’i zgjidhim problemet mes nesh”, tha Ghani në thirrjen drejtuar talebanëve.
Sipas tij, rrugët për zgjidhje janë të hapura dhe se lufta nuk ka fund.
Vendimi për armëpushim
Presidenti afgan në një deklaratë më parë tha se deri më 20 qershor është marrë vendim për armëpushim me talebanët. Ai në ditën e dytë të festës së Fitër Bajramit njoftoi se armëpushimin e ka zgjatur për një kohë të pacaktuar.
Gjithashtu edhe organizata e talebanëve për herë të parë pas pushtimit të Afganistanit nga SHBA-të në vitin 2001, në ditën e tretë të Bajramit mori vendim për një armëpushim 3 ditorë.
Talebanët vrasin dhjetëra ushtarë afganë gjatë armëpushimit
Mbi 50 rebelë talebanë dhe 28 forca afgane të sigurisë janë vrarë në valën e dhunës në ditën e fundit të armëpushimit të njëanshëm të qeverisë, konfirmuan zyrtarët dhe mediat lokale të mërkurën.
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se 11 pjesëtarë të Ushtrisë Kombëtare Afgane (ANA) u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën kur rebelët e armatosur sulmuan postblloqet në provincën veriperëndimore Badghis të martën mbrëma.
Zëdhënësi i Ministrisë, Mohammad Radmanesh, për AA tha se talebanët kishin sulmuar ushtarët në distriktin Bala Murghab. “Ushtarët tanë po vëzhgonin armëpushimin me disiplinë kur talebanët i sulmuan ata,” tha ai.
Ndërkohë, administrata e provincës është shprehur se 10 ushtarë kanë humbur jetën në sulmin fillestar të talebanëve. Njëzet të tjerë u vranë në dy automjete të blinduara tesksa ishin rrugës për në vendin e përleshjeve.
Të paktën 53 rebelë talebanë u vranë gjithashtu në përleshjet, tha në një deklaratë selia e Policisë Kombëtare Afgane (ANP).
Veçmas, radiostacioni lokal Azadi njoftoi se 17 pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë në provincën perëndimore Farah në kufi me Iranin në sulme të koordinuara talebane.
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...