Presidencialet në Turqi: Numërohen mbi 97 për qind të votave

21:35 | 24 Qershor 2018
Arbresh.info

Janë numëruar mbi 97 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, të mbajtura gjatë ditës së sotme.
Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan, po prin me 52.79 për qind të votave.

Në vend të dytë është Muharrem Ince, i cili ka siguruar 30.71 për qind të votave.

I treti është Selahattin Demirtash – i cili aktualisht ndodhet në burg – me 7.93 për qind të votave.

Kështu raporton gazeta e popullarizuar turke, Habertürk, pas numërimit të votave nga 97.41 për qind e kutive.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme