Presidenca franceze: Putin nuk dha asnjë indikacion për pushtimin e Ukrainës

23:05 | 12 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Presidenti rus Vladimir Putin nuk dha asnjë indikacion për pushtimin e Ukrainës gjatë telefonatës gati dy orëshe me Presidentin francez, Emmanuel Macron, tha një zyrtart i presidencës franceze.

Të dy udhëheqësit folën në një kohë tensioni të lartë për grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit ukrainas, transmeton portal arbresh.info

Përkundër paralajmërimit nga ana e Uashintonit për një sulm që mund të ndodhë brenda ditësh, Rusia ka mohuar se planifikon të sulmojë Ukrainën.

“Nuk kemi parë asnjë indikacion nga ana e Rusisë për ofensivë”, u tha zyrtari gazetarëve pasi Macron dhe Putin folën në telefon për gati 90 minuta.

Kremlini tha se Putini kishte theksuar gjatë telefonatës me Macron një “mungesë të një përgjigjeje thelbësore nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO ndaj nismave të njohura ruse”. Kjo i referohej një sërë kërkesash ruse të sigurisë, duke përfshirë ndalimin e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, shkruan Reuters.

Megjithatë, Franca u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin udhëtimet në Ukrainë dhe ka theksuar se po bëhen përgatitjet që stafi i ambasadës dhe familjet e tyre të largohen nga vendi nëse dëshirojnë.

Ambasadori francez do të shqyrtojë situatën për rreth 1,000 shtetasit francezë në vend, shumë prej të cilëve kanë shtetësi franceze dhe ukrainase, tha zyrtari. Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera u kanë kërkuar qytetarëve që të largohen nga Ukraina për shkak të frikës së një pushtimi nga ana e Rusisë./arbresh.info/

Të ngjashme