Takimi i presidentit rus, Vladimir Putin, me elitën e ushtrisë së tij, përtej retorikës kundër Perëndimit dhe justifikimin e ndërhyrjes në Ukrainë, që ai ende cilëson si “operacion special”, dha edhe detaje interesante nga pikëpamja ushtarake.
Putin deklaroi se ushtria ruse do të shtojë personelin e tij të përhershëm, pra përtej të mobilizuarve me detyrim në front, deri në 1.5 milionë ushtarë, duke tejkaluar kështu forcat amerikane.
Vullnetarëve, presidenti i premtoi 195 mijë rubla secilit, rreth 2800 dollarë pesë herë mesatarja e pagës në vend.
Ministri i mbrojtjes Shoigu, që përtej kritikave të shumta mbetet ende në post duke treguar se miqësia e tij me liderin e Kremlinit eshte e padiskutueshme, deklaroi se do të ndryshojnë edhe parametrat e mobilizimit, nga 19 deri në 27 vjeç, në 21 me 30.
Një tjetër detaj interesant ishte plani i Putin për krijimin e njësive të reja, në vende të cilësuar si delikate, por që në fakt janë kërcënime të hapura, si në rastin e njësive që do të krijohet në kufi me Finlandën, vend që nga neutral ka aplikuar për anëtarësimin në NATO.
Një tjetër lajm, është shndërrimi i dy qyteteve ukrainase të pushtuara në detin Azov, Beryansk dhe veçanërisht qyteti “martir” i Marupolit, teatër i një prej dyluftimeve më të ashpra të konfliktit në kompleksin e saj industrial, në baza ushtarake strategjike.
Në ato porte mund të mbërrijnë edhe njësitë e flotës që sipas Putin nga janari do të pajisen me raketën hipersonike Zirkon, të cilësuar si “më e avancuara në botë”.
Putin shtoi se me hyrjen e raketës balistike Sarmat, vendi do të riorganizojë tërësisht edhe kapacitetet bërthmore, duke dërguar në “pension” sistemet e ish-Bashkimit Sovjetik./A2/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...