Premtimet e Ursula von der Leyen që bëri në Kiev

00:42 | 9 Prill 2022
arbresh.info

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi sot, gjatë vizitës në Kiev, se do të “përshpejtojë” procesin e anëtarësimit të Ukrainës.

Shefja e BE-së i dorëzoi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një pyetësor, i cili do të jetë një pikënisje për vendimin për anëtarësimin në BE.

“BE-ja ka ndarë 1 miliard euro për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës me armë. Dhe më shumë do të vijnë. Tani do të propozojmë 500 milionë euro të tjera për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës”, premtoi Von der Leyen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme