Një nënë në Bangladesh, e cila punonte në punë ditore, nuk mund të gjente punë për shkak të llojit të ri të koronavirusit që u përhap në të gjithë botën nga Kina.
Si rezultat I papunësisë ajo nuk mund t’i blinte foshnjës së saj qumësht dhe për këtë arsyeje preu dhe I shiti flokët e saj, transmeton arbresh.info.
Një grua e quajtur Shati Begym, e cila jeton në rajonin Savar të Bangladeshit, mbeti e papunë si shkak I pandemisë Covid-19. Si rezultat foshnja e saj 1 vjeçare mbeti e uritur me ditë të tëra.
Për t’i blerë fëmijës së saj qumësht, Shati Begym, nuk mund të kthejë mbrapa një ofertë që I erdhi dhe siti flokët e saj për 180 taka (përafërsisht 3 euro)
Përderisa ky rast u bë e madhe në rrjete sociale Begym deklaroi se, “Që nga dita e shtunë, në oxhakun e kuzhinës time nuk është zier asgjë. Kam dëgjuar se shteti po I ndihmon familjeve që janë në gjendje të rëndë, por deri më tani neve nuk na erdhi asgjë. Burri im punonte në Pazar por tashmë edhe ai ka mbetur I papunë shkaku I situatës së virusit”, tha ajo.
“Në këtë shtëpi jemi bartur tash e disa ditë dhe për këtë arsyeje nuk na njeh askush dhe nuk mund të na ndihmojë. Kështu që më është dashur të gjej të paktën qumësht për fëmijën time ”, u shpreh ajo.
“Shita flokët për 3 euro”
Duke theksuar se dikush I ofroi asaj 400 taka në kombinonim me flokët e saj, Shati Begym, “Mirëpo kur I preva flokët dhe ia dhashë, mi dha vetëm 180 taka dhe iki. Pastaj, me ato para, bleva qumësht për fëmijën time dhe 2 kilogramë oriz.”, tha ajo.
Kur ngjarja nxiti reagime të mëdha në rrjete sociale, Autoriteti i Guvernatorit të Savaruit Abdullah Al Mahfuz, përmes një konference për media tha se, “Rastin e dëgjova nga rrjetet sociale, tashmë ajo familje është nën përkujdesjen tonë”./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...