Google ADS

Predikuesi mysliman thotë se “është mëkat që gruaja të refuzojë marrëdhëniet seksuale kur burri ia kërkon”

20:42 | 12 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Feministet dhe Prokurori i Përgjithshëm në Sidnej, Australi, kanë shprehur shqetësim pasi një predikues mysliman tha se “është mëkat për një grua që të refuzojë seksin me burrin e saj”.

Nassim Abdi, sunni fundamentalist, në një xhami në Auburn tha se “një grua do të mallkohet nga engjëjt e saj për refuzimin e aktit intim me burrin e saj”, transmeton portali arbresh.info

“Nëse burri kërkon seks, gruaja nuk ka arsye legjitime që të thotë jo”, tha ai.

“Nëse burri e kërkon gruan në shtrat dhe ajo refuzon, atëherë engjujt e mallkojnë këtë grua”, shtoi ai.

Abdi predikon një version fundamentalist të Islamit Salafist nga Arabia Saudite me Shoqatën Ehlus Sunnet Ëal Jamaah, e cila gjithashtu mbron aspektet e ligjit të Sheriatit.

Feministja Eva Cox e quajti atë “arrogant”, ndërsa theksoi se Islami nuk është feja e vetme fundamentalist që nuk respekton të drejtat e grave.

Fjalimi i predikuesit ka nxitur debat të madh, duke e quajtur edhe “gjuhë që shpërndan urretje”. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme