Aleatët shprehën solidaritetin e tyre të plotë me Republikën Çeke dhe shqetësimin e saj të thellë për veprimet destabilizuese që Rusia vazhdon të kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike dhe veçanërisht në territorin e Aleancës, thuhet në një shënim të NATO-s, pas një informacioni nga ministri çek i Punëve të Jashtme për aktivitetet e agjentëve rusë në vendin e tij.
Një samit i liderëve të vendeve të NATO-s do të zhvillohet më 14 qershor në selinë e aleancës në Bruksel, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një komunikatë.
“Veprimet agresive të Rusisë, kërcënimi terrorist, sulmet kibernetike, ndikimi i ndryshimit klimatik mbi sigurinë dhe fuqizimi i Kinës do të jenë në agjendën e këtij takimi”, tha Stoltenberg.
Samiti i fundit i NATO-s u zhvillua në dhjetor 2019.
Ky do të jetë samiti i parë ku do të marrë pjesë presidenti amerikan, Joe Biden. /ATSH/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...