Prag lufte mes Turqisë dhe Greqisë, roja bregdetare greke hap zjarr dhe plagos 2 shtetas turq

01:05 | 12 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë. Mesnatën e djeshme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi ka hapur zjarr ndaj një jahti, duke lënë të plagosur 2 shtetas turk dhe një sirian.

Referuar mediave të huaja, sulmi ndodhi në ujërat greke të Rodosit në detin Egje, 7.2 milje nga krahina Mugla e Turqisë. Të plagosurit u dërguan në Spitalin Shtetëror Marmaris nga ekipi turk i shpëtimit dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Sipas marinës greke, “jahtit të dyshimtë iu kërkua që të ndalej për kontroll, por kapiteni i tij nuk e respektoi duke rritur shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme”.

Tensionet në rajon janë në rritje për shkak të aktiviteteve të kërkimit dhe shpimit për burime hidrokarbure në Detin Mesdhe.

Ankaraja akuzon Greqinë se po ndjek politika maksimaliste në Mesdheun Lindor dhe nënvizon se pretendimet e saj detare shkelin të drejtat sovrane të Turqisë.

Lidhur me situatën, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme greke. Në një deklaratë për mediat, Greqia thotë se “nuk do të pranojë asnjë shantazh”.

“Anija e paligjshme turke për hetime të paligjshme në jug të ishullit Megisti në zonën greke, në kombinim me lëvizshmërinë e vrojtuar në shkallë të gjerë të njësive të marinës turke, është një përshkallëzim i ri serioz dhe demonstron rolin kërcënues dhe destabilizues të Turqisë, për paqen “, tha Ministria e Jashtme.

Por tensionet nuk kanë vetëm këtë shkak. Athina zyrtare është e shqetësuar për kërkimet në det që po bën Ankaraja. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias tha sot se aktivitetet legjitime të Turqisë të kryera nga anija e kërkimeve sizmike MTA Oruç Reis në Mesdheun Lindor “shkelin shelfin kontinental grek”.

Duke folur para përfaqësuesve të mediave pas takimit me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, ministri Dendias kërcënoi Turqinë, duke thënë se Greqia “nuk do të pranojë një fait të kryer, nuk do të ketë tolerancë”.

“Ne i bëjmë thirrje Turqisë të largohet menjëherë nga shelfi kontinental Grek”, tha Dendias pavarësisht thirrjes së Turqisë për dialog dhe negociata.

Duke pohuar se Turqia u largua nga mirëkuptimi modern i shekullit 21, ai fajësoi Turqinë për “veprim të çuditshëm”.

Dendias gjithashtu tha se ai kishte kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së për të diskutuar çështjen.

Muajin e kaluar, pasi Athina kundërshtoi studimin sizmik të bërë nga Ankaraja zyrtare në një zonë në jug të ishullit Meis, ose Kastellorizo, përpjekjet diplomatike gjermane ndihmuan në zbutjen e tensionit midis Turqisë dhe Greqisë.

Mirëpo, tension midis dy fqinjëve ka ringjallur veprimi i diskutueshëm i Greqisë javën e kaluar për të nënshkruar një marrëveshje të diskutueshme për caktimin e kufijve detar me Egjiptin, për të cilën Turqia thotë se shkel shelfin e saj kontinental dhe të drejtat detare.

Turqia njoftoi dje se anija e saj sizmike Oruç Reis do të rifillojë kërkimet në rajon deri më 23 gusht.

Ankaraja ka akuzuar prej kohësh Greqinë për ndjekjen e politikave maksimiste në Mesdheun Lindor dhe ka theksuar se pretendimet e saj detare shkelin të drejtat sovrane të Turqisë.

Turqia, si një shtet garantues i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), vazhdimisht ka kontestuar shpimet e njëanshme të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se edhe TRNC po ashtu ka të drejta mbi burimet në këtë zonë.

Sakaq ministria e Mbrojtjes turke tregoi dhëmbët para pak orësh duke publikuar videon e mëposhtme./noa/

https://twitter.com/tcsavunma/status/1293239717933330433?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1293239717933330433%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fnoa.al%2Flajmi%2F2020%2F08%2F2181917.html

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme