Një burrë turk pozoi me gruan e tij shumë shtatzënë për një foto romantike në majë të një shkëmbi përpara se ta shtyentë atë nga shkëmbi, ku edhe ajo gjeti vdekjen.
Hakan Aysal, 40 vjeç, u arrestua për vrasjen e gruas së tij Semra Aysal, 32 vjeç dhe foshnjës së tyre të palindur ndërsa ishin me pushime në Butterfly Valley në qytetin Mugla, Turqi, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Aysal dyshohet se e shtyu gruan e tij, e cila ishte shtatë muaj shtatzënë në atë kohë, nga shkëmbi ku ajo dhe foshnja u vranë menjëherë.
Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2018, ndërsa hetimet kanë vazhduar deri me tani për vdekjen e gruas.
Çifti kishte qenë duke bërë fotografi së bashku në shkëmb, dhe prokurorët thonë se ‘aksidenti’ ishte në fakt vrasje e kryer nga Aysal, me qëllimin që ai të mund të merrte më shumë para nga sigurimi.
Në aktakuzën e përgatitur për krimin e ‘vrasjes me dashje’ ndaj burrit, thuhet se ai ‘planifikoi vrasjen e gruas së tij duke marrë së pari një sigurim personal aksidenti në emër të saj me një garanci prej 400,000 Lira Turke (40,865 pounds) dhe ku përfituesi i vetëm ishte vetë ‘.
Prokurorët pohuan se e vetmja arsye që ata u ulën në majë të shkëmbit për tre orë ishte që ai të sigurohej që askush të mos ishte pranë.
Ata pretendojnë se posa Aysal e kuptoi se ishin vetëm, ai me dashje e vrau atë duke e shtyrë nga shkëmbi.
Hetimi mbi ngjarjen është duke vazhduar ende, ndërsa burri vazhdon të mbahet pas hekurave për vrasjen./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...