Google ADS

PostBrexit pa marrëveshje, ende negociohet

11:20 | 10 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Nuk kishte pikë kthese në darkën e gjatë të punës, të zhvilluar dje, midis kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen në bisedimet postBrexit, raportoi një burim në Downing Street.

Kryeministri britanik dhe presidentja e Komisionit Europian kanë vërtetuar se distanca “shumë të mëdha” mbeten.

”Por, ata gjithashtu ranë dakord të vazhdojnë negociatat deri të dielën, afati i fundit i një vendimi ‘deal’ apo ‘no deal”, shtoi ai.

”Një marrëveshje postBrexit me BE duket shumë, shumë e vështirë për momentin”, deklaroi dje paradite kryeministri britanik Boris Johnson, kur u pyet nga gazetarët mbi perspektivat e samitit vendimtar që ai do të ketë sot në Bruksel me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme