Portugalia në krizë spitalore, Austria dhe Gjermania ofrojnë ndihmë

15:35 | 31 Janar 2021
Arbresh.info

Austria dhe Gjermania kanë ofruar të ndihmojnë shërbimin shëndetësor të raspkapitur të Portugalisë, ndërsa vendi po përpiqet të menaxhojë një rritje në rastet e Covid-19 që kërkojnë trajtim në spital.

Austria ka ofruar të marrë pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19 nga Portugalia.

”Numri i pacienatëve që do të fluturojnë në Austri do të sqarohet me Ministrinë portugeze të Shëndetësisë”, njoftoi sot kancelari Sebastian Kurz.

“Është një domosdoshmëri e solidaritetit evropian për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve njerëzore shpejt dhe në mënyrë joburokratike”, tha Kurz.

Austria tashmë ka marrë deri tani pacientë të kujdesit intensiv nga Franca, Italia dhe Mali i Zi.

Sistemi shëndetësor portugez është nën presion masiv për shkak të niveleve të larta të infeksioneve.

Sipas autoriteteve, vetëm disa shtretër të kujdesit intensiv janë ende në dispozicion.

Forcat e Armatosura gjermane po shqyrtojnë mënyrën e veprimit pas kthimit të një ekipi zbulimi mjekësor nga Portugalia.

”Natyra dhe shtrirja e mbështetjes për Portugalinë, nga e cila është marrë një kërkesë për ndihmë, duhet të vendoset”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

”Der Spiegel” njoftoi sot se një ekip prej 27 mjekësh dhe infermierësh mund të dërgoheshin në Portugali në fillim të kësaj jave për të ndihmuar në spitalet e mbingarkuara.

Sipas ”Der Spiegel”, ekspertëve të Bundeswehr në terren iu shfaq një pamje katastrofike. Sistemi shëndetësor ishte i mbingarkuar plotësisht, dhe shumica e stafit infermieror në spitale ishin vetë të infektuar me koronavirus./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme