Policia portuguese ka sekuestruar më shumë se 5 ton kokainë me vletrë 232 milionë dollarë.
Kokaina u kap në një jaht 79 metra në Oqeanin Atlantik, ndërsa operacioni u krye në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, britanike dhe amerikane, transmeton portal arbresh.info
Operacioni i quajtur “Baticë e Bardhë” ka arritur të kapë 183 pako kokainë që kishin destinacion Europën.
Ky konsiderohet si sekuestrimi më i madh nga autoritetet portugese në më shumë se 15 vjet.
“Ne gjithnjë presim [më shumë trafik droge] dhe ky është mesazhi që duam t’u dërgojmë organizatave: Ne ju presim,” tha shefi i policisë gjyqësore të Portugalisë Luis Neves në një konferencë shtypi të hënën.
Policia Gjyqësore e Portugalisë tha se tre burra u arrestuan që dyshohet se janë pjesë e një organizate të fuqishme kriminale.
Dy nga të dyshuarit janë spanjollë dhe njëri është peruan./foxnews/arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...