Google ADS

Portugali, pamje nga zjarri në pyje që morri jetën e 61 personave

22:02 | 18 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Imazhet që janë publikuar nga mediat lokale në Portugali, kanë shfaqur tmerrin që ka ndodhur gjatë natës së mbremshme.

Një zonë e pyllëzuar në qendër të vendit ka marrë zjarr, duke lënë të vdekur 61 persona, transmeton portali arbresh.info

Sipas Ministrisë së Brendshme të Portugalisë, 59 persona humbën jetën nga flakët, ndërsa dy të tjerë kanë vdekur gjatë një aksidenti rrugor duke u përpjekur që t’i ikinin flakëve.

Numri i të vdekurve, që përfshin të paktën katër fëmijë, pritet të rritet, tha El Hammar. Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të Portugalisë ka deklaruar  se ky është zjarri më vdekjeprurës i pyjeve në historinë e Portugalisë./Arbresh.info

port port1 port2 port3 port4 port5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme