Portugalia është duke bërë përpjekje që të vë nën kontroll zjarret, pasi në këtë vend të Evropës Jugore të premten u regjistrua shpërthimi i numrit më të madh të zjarreve brenda një ditë në vitin 2017.
Institucioni i mbrojtjes civile të Portugalisë, që koordinon përpjekjet që zjarret të shuhen, sot njoftoi se të premten është regjistruar rekord për këtë vit prej 220 zjarreve.
Të shtunën në mëngjes janë mobilizuar mbi 2.500 zjarrfikës me mbi 800 automjete dhe 15 njësite ajrore për t’u përballur me zjarret, raporton AA .
Portugalia është goditur rëndë me zjarret gjatë kësaj vere, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe reshje të dobëta të shiut. Në muajin qershor në zjarret vdekjeprurëse të pyllit kanë humbur jetën 64 njerëz.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...