Portreti i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka dalë në monedhën siriane.
Bankënota prej 2,000 paundësh sirianë është nxjerrë në qarkullim për herë të parë me fotografinë e Assadit.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Duraid Durgham, tha se monedha është shtypur vite më parë, porse nxjerrja e saj në treg është shtyrë “për shkak të rrethanave të luftës dhe të luhatjeve të kursit të këmbimit”.
Më herët, monedha e Sirisë mbante vetëm imazhe të ikonave historike ose të babait të presidentit aktual dhe udhëheqësit të mëparshëm, Hafez Assad, i cili vdiq në vitin 2000.
Para nxjerrjes së monedhës së re, bankënota më e lartë siriane ishte 1,000 paund.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?