Portreti i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka dalë në monedhën siriane.
Bankënota prej 2,000 paundësh sirianë është nxjerrë në qarkullim për herë të parë me fotografinë e Assadit.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Duraid Durgham, tha se monedha është shtypur vite më parë, porse nxjerrja e saj në treg është shtyrë “për shkak të rrethanave të luftës dhe të luhatjeve të kursit të këmbimit”.
Më herët, monedha e Sirisë mbante vetëm imazhe të ikonave historike ose të babait të presidentit aktual dhe udhëheqësit të mëparshëm, Hafez Assad, i cili vdiq në vitin 2000.
Para nxjerrjes së monedhës së re, bankënota më e lartë siriane ishte 1,000 paund.
Napoli arrin fitore të rëndësishme në luftë për kreun e tabe...
Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton “të fshehë” shkakun e ...
“Ku është pëlqimi?!”, banorët diskutojnë se pse Driloni nuk ...
Motta e sheh yllin e Milanit si alternativë për t’iu bashkua...
Nga Haga ngushëllojnë familjen Krasniqi
“U kry çdo sen”, Gjesti thotë se tash do të zgjohet vetëm ku...