Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka marrë garanci nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson se Uashingtoni nuk do të lejojë asnjë marrëveshje që do të lidhte fatin e Ukrainës bashkë me atë të Sirisë, njoftoi sot kabineti i Presidentit Poroshenko.
Poroshenko dhe Tillerson kanë zhvilluar një bisedë telefonike, në prag vizitës së sekretarit Tillerson në Moskë, i cili fillon nesër.
“Rex Tillerson theksoi se Uashingtoni nuk do të lejojë asnjë marrëveshje, që përfshin zgjidhjen në pako për situatën në Ukrainë dhe Siri”, thuhet në deklaratë, raporton Reuters.
Kievi është i shqetësuar në lidhje me mundësinë që Uashingtoni dhe Moska të arrin marrëveshje, siç thuhet “pas shpinës” për Krime, të cilën Moska e ka aneksuar në vitin 2014 dhe një pjese tjetër të territorit të Ukrainës, i cili është nën kontrollin e forcave pro-ruse./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...